16:49 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Inspektorët në Skenderaj gjejnë mish jo të sigurt, dënohet një market i madh

Mishi nëpër markete më nuk po është i sigurt për konsum të qytetarëve.

Kjo për shkak se vitet e fundit ka pasur raste të shumta kur është gjetur mishi i prishur ose jo i sigurt për konsum, transmeton Indeksonline.

Gjatë ditës së sotshme, në qytetin e Skenderajit, Inspektorët kanë gjetur mishi pa deklaracion apo jo të sigurt për konsumatorin.

Për shkak të kësaj marketi ‘Viva Fresh Store’ është gjobitur.

Image may contain: food

Kryetari i Skenderajit, Bekim Jashari ka kërkuar nga qytetarët që të raportojnë nëse hasin në raste të tilla.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Bekim Jasharit:

Nuk do të lejojmë që qytetarëve t’iu shiten produkte, jo të sigurta për konsum!

Drejtoria e inspektoriatit gjatë kontrollave që ka bërë nëpër markete të ndryshme në qytet, ka hasur në produkte të mishit pa deklaracion (jo të sigurta për konsumatorin) në njërin prej marketeve në Skenderaj, përkatësisht në “Viva Fresh Store”. Ku pastaj e kanë bërë konfiskimin e mallit, dhe e kanë asgjësuar atë. Gjithashtu, ndaj pronarit është shqiptuar gjobë, konform dispozitave ligjore.

Angazhimi ynë në mbrojtje të konsumatorit nuk do të ndalet asnjëherë!

Nga qytetarët kërkojmë bashkëpunim që të raportojnë, nëse hasin në raste të tilla.