12:15 / E Martë, 08 Tetor 2019 / indeksADMonline

Instagrami largon skedën “Following” në aplikacionin mobil

Aplikacioni celular në Instagram po pëson disa ndryshime, dhe skeda “Following” do të hiqet së shpejti nga menyja.

Instagrami e konfirmoi një gjë të tillë, duke vërejtur se skedari vijues, do të largohet pasi shumica e përdoruesve nuk e dinin që ekzistonte kjo mundësi.

Problemi që Instagrami ka me skedën vijuese është në dy pjesë. Së pari, tipari mbetet i papërdorur nga një numër i madh i përdoruesve, kështu që nuk ka asnjë qëllim për ta mbajtur atë.

Skeda “Explorer” tashti është opsioni kryesor i përdoruesit në Instagram për zbulimin e përmbajtjes së re, kështu që skeda “Following” nuk pritet t’i mungojë askujt.