19:33 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Instagram po ndahet, njëjt si Facebooku

Instagram shumë shpejt pritet të ndahet në “dysh”. Kjo pasi që rrjeti social pritet të ndahet me aplikacionin e saj të mesazheve. Të njëjtin tipar më parë e kishte bërë Facebooku. Instagram ka filluar testet në disa shtete ku po bëhet testimi i aplikacionit të pavarur të mesazheve.

Brenda pak javësh pritet të lansohet platforma e re ku Instagram do të jetë i ndarë me mesazhet në këtë rrjet.

Megjithatë, ekspertët e kanë paraparë të rrezikshëm këtë iniciativë pasi që sipas tyre Instagram nuk ka arritur ende efektin e Facebook për të ndërmarrë këtë hap. /Indeksonline/’