13:19 / E Martë, 12 Shtator 2023 / AR

Instagram po sjell opsionin e ri, të cilin do ta pëlqeni patjetër

Përdoruesit e Instagram janë ankuar prej kohësh për faktin që rrjeti social të jep pak mundësi për të publikuar informacione personale. Për këtë arsye, platforma po teston një opsion të ri, i cili ju lejon të ndani postime në feed (kryefaqe) vetëm për “Close Friends” (miqtë e ngushtë).

Instagram konfirmoi për TechCrunch se po e teston këtë veçori në disa vende, por nuk specifikoi se ku.

“Ne po testojmë mundësinë që njerëzit në vende të zgjedhura të ndajnë postimet në feed me miqtë e tyre të ngushtë. Ne jemi gjithmonë duke parë mënyra të reja që komuniteti ynë të shprehet dhe të lidhet në Instagram,” tha një zëdhënës i Meta.

Nëse shpërndarja e postimeve të tilla bëhet gjerësisht e disponueshme, mund të zvogëlojë nevojën që përdoruesit të kenë një llogari tjetër vetëm për miqtë e ngushtë.

Opsioni “Close Friends” për momentin është vetëm në Instagram Stories.