09:10 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / OSH

Instruktorja e gjimnastikës zbulon aksidentalisht fillimin e grusht shtetit në Mianmar

Grushti i shtetit në Mianmar ka ndodhur. Kryeministren de facto të Mianmarit, Aung San Suu Kyi tani e kanë arrestuar.

Përveç Suu Kyit, u arrestuan nga ushtria të hënën herët presidenti Win Myit dhe anëtarë të tjerë të rangut të lartë të partisë në pushtet.

Ushtria shpalli gjendje të jashtëzakonshme për një vit dhe i akuzoi autoritetet se kanë dështuar në zgjidhjen e pretendimeve për mashtrimit në zgjedhjet e nëntorit.

Fillimi i grushtit të shtetit është xhiruar krejt aksidentalisht. Instruktorja e gjimnastikës në televizion, Hin Bai, kishte seancën e mëngjesit live në TV.

Ajo po filmonte klasat e saj në Bulevardin Jaza Htarni, e cila të çon në ndërtesën e Parlamentit, shkruan Indeksonline.

Siç shihet, nga aty forcat ushtarake të organizuara mirë dhe në numër të madh nisen drejt Qeverisë, Parlamentit e pPesidencës për të realizuar grushtin e shtetin.

Video-ja, e cila u bë virale, tregon se ajo nuk ishte në dijeni të gjithçkaje që po ndodhte, duke vazhduar me pakujdesi praktikimin, ndërsa ushtria pushton ndërtesën dhe arreston politikanët e vendit./Indeksonline/