20:00 / E Martë, 08 Janar 2019 / indeksADMonline

Intel prezantoi procesorët 10nm Ice Lake

Në CES 2019 Intel prezantoi arkitekturën e re të procesorëve Ice Lake të cilët do të bazohen në gjeneratën e kaluar 10 nanometër Sunny Cove.

Kompania jo vetëm që prezantoi procesorët por tregoi një laptop me një procesor Ice Lake dhe kreu testime të performancës.

Kompania thotë se Ice Lake mund të kërkojë një imazhe dyherë më shpejtë sesa një laptop modern.

Ice Lake do të jenë procesorët e parë me Thunderbolt 3, konektivitet Wi-Fi dhe grafikat e gjeneratës së dytë të cilat pasqyrojnë imazhe 4K.

Edhe pse demonstroi një lojë me grafikat e gjeneratës së dytë, nuk dha detaje rreth konfigurimit që po përdorej.

Intel gjithashtu prezantoi Projektin Athina, një program i cili do të sjellë epokën e re të performancës dhe eksperiencës mobile.

Në bashkëpunim me prodhues të tjerë si Lenovo, HP, Dell, Huawei dhe Asus do të ndihmojë në zhvillimin e projekteve më të lehta dhe më të holla.

Platformat hibride

Në Nëntor kompania prezantoi teknologjinë e re Foveros me të cilën brenda një procesori mund të vendosë lloje të ndryshme bërthamash.

Dizajnet e para me këtë teknologji ka filluar të marrin formë si LakeField.

Ato ngjajnë më shumë me procesorë telefonësh sesa kompjuterësh për shkak se janë procesorë me energji të ulët por me në fokus performancës.

Me integrimin e bërthamave të ndryshme pajisjet mund të kryejnë më mirë detyrat dhe ti përgjigjen kërkesave të softuerit duke ulur edhe konsumin e energjisë.