16:50 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

“Intelektualët” me mesazh të fuqishëm për Dritën para ndeshjes me Legia Varshavën

Legia Varshava dhe skuadra e Dritës sonte do të takohen mes veti me fillim nga ora 20:30, në kuadër të rundit të tretë në Evropa Ligë.

Ndeshja do të zhvillohet në Poloni, ku të dyja skuadrat do të mundohen të japin më të mirë nga vetja dhe të kualifikohen në play-offin e Ligës së Evropës, shkruan IndeksOnline


Para kësaj ndeshje të madhe, tifo-grupi “Intelktualët” vijnë me një mesazh të fuqishëm për Dritën, ku shkruajnë:  “Përpara DRITA, na ndero”.

“Kalaja jonë është mbrojtur dinjitetshëm. Dëshira jonë për të parë krenarinë e qytetit sa më lartë, sot është një realitet i plotësuar!Vet arritja deri në këtë fazë, nga Drita jonë e madhe do të thotë shumë. Krenaria dhe mburrja me këtë ekip është shumë e madhe, për gjithë angazhimin dhe sukseset që kanë shfaqur deri tani.Por, asgjë nuk është e pamundur dhe ne edhe sonte presim të shohim dëshirën dhe pasionin e njëjtë tek djemtë tanë Bardhë e Kaltër. Besojmë se skuadra do të luftoj deri në fund, për të na nderuar sërish. Përkundër mungesës tonë fizike, jemi të bindur se sërish ne do jemi motivimi dhe arsyeja kryesore që Drita do shfaq maksimumin në çdo çast të ndeshjes.Me kokën lartë në luftë përballë çdo vështirësie, të vetëm e pa ndihmën e askujt, ashtu si çdoherë. Përpara Drita. TI lufto për ne, TI fito për ne, TI vet kurrë nuk je”.