75 Mall Live Search
19:44 / E Mërkurë, 10 Qershor 2026 / G T

Inteligjenca Artificiale parashikon golashënuesin më të mirë në Kupën e Botës

Eventi më i madh i futbollit po afron. Nesër zhvillohet ndeshja e parë hapëse e Kupës së Botës.

Tashmë po bëhen parashikimet për fituesin, shkruan Indeksonline

Inteligjenca Artificiale ka bërë parashikimin e golashënuesve më të mirë në këtë turne.

Sipas tyre, Kylian Mbappe do të jetë fituesi i “Këpucës së Artë”, me 10 gola gjatë këtij turne.

Pas tij, do të jetë Harry Kane me 8 gola të shënuara me fanellën e Anglisë.

Kurse lista vijon me lojtarët:

Erling Haaland (Norvegjia) – 7 gola

Lamine Yamal (Spanjë) – 6 gola

Mikel Oyarzabal (Spanjë) – 6 gola

Vinicius Jr (Brazil) – 5 gola

Cristiano Ronaldo (Portugali) – 5 gola

Bukayo Saka (Angli) – 4 gola

/Indeksonline/