09:47 / E Mërkurë, 05 Tetor 2022 / B O

Inteligjenca britanike: Trupat ukrainase po i afrohen kufijve “rusë”

Forcat ukrainase po i afrohen kufijve të Oblastit të Luhanskut, një zonë të cilën Rusia pretendon se e ka aneksuar zyrtarisht të premten e kaluar – një çështje që “ka gjasa të shqetësojë” Moskën, sipas një deklaratë të ministrisë së mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.

Në përditësimin e fundit të inteligjencës britanike, Ministria e Mbrojtjes tha: “Ka shumë të ngjarë që Ukraina tani të mund të godasë rrugën kryesore Svatove-Kremina.

“Politikisht, liderët rusë ka shumë të ngjarë të shqetësohen se njësitë kryesore ukrainase tani po i afrohen kufijve të Oblastit të Luhanskut, të cilin Rusia pretendoi se e kishte aneksuar zyrtarisht të premten e kaluar.”