13:54 / E Enjte, 22 Tetor 2020

Intensifikohet angazimi, në zbatimin e masave antiCovid

Në Ministrinë e Shëndetësisë është organizuar takimi koordinues për angazhimet në intensifikimin e punëve, në zbatim të masave antiCovid-19.

Në këtë takim kanë marrë pjesë ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, kryeinspektori i Tregut Lulzim Syla, kryeinspetori Farmaceutik dr.Shaban Osmanaj, kryesuesi i Kolegjiumit të Inspeksioneve Komunale të Kosovës Adonis Tahiri dhe përfaqësues nga AVUK-u.

Inspektimet do të koordinohen me policinë, inspektorët komunalë, si edhe me inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës dhe në kuadër të këtij angazhimi, do të ketë inspektime edhe në institucionet e të gjitha niveleve – është vlerësuar në këtë takim.