19:49 / E Martë, 04 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Inter – Barcelona, formacionet zyrtare

Skuadra e Interit sonte takohet me Barcelonën në “Guisseppe Meazza”.Inter dhe Barcelona takohen me fillim nga ora 21:00, në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve të Champions League.

Dy skuadrat kanë nga tre pikë në grup, andaj fitorja është “imperativ”.Pak para ndeshjes janë publikuar edhe formacionet titullare.

Ja përbërjet:Inter: Onana – Skriniar, De Vrij, Bastoni – Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco – Correa, Lautaro.

FC Barcelona : Ter Stegen – Sergi Roberto, Eric Garcia, Christensen, Alonso – Gavi, Busquets, Pedri – Dembélé, Lewandowski, Raphinha.