09:57 / E Shtunë, 15 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Inter do ta lejojë Martinezin të transferohet te Barça por në marrëveshje duhet të përfshihet Griezmann

Sipas Tuttosport çdo llojë marrëveshje që Barcelona ofron për transferimin e Lautaro Martinezit, skuadrës katalunase do t’i kërkohet nga Interi të përfshihet edhe Griezmann.

Martinez është duke kaluar formë mjaftë të mirë dhe ka arritur të shënoj 16 gola, transmeton IndeksOnline.

Raportimet tregojnë që 22 vjeçari po dëshiron të bashkohet me Barcelonën që të luaj përkrah Lionel Messit.

Marinez ka klauzol lirimi prej 111 milionë euro e cila vlen vetëm për klubet jashtë italisë.

Por kjo marrëveshje siç duket do të ndodhë vetëm nëse nga Barcelona ofrohet edhe Antoine Griezmann.

Kurse nëse Martinez largohet nga Interi, skuadra italiane do të fokusohej në transferimin e Aubameyang./Indeksonline/.