19:59 / E Shtunë, 25 Shtator 2021 / OSH

Inter humbet penalltinë, Atalantës i anulohet goli, përfundim dramatik

Inter dhe Atalanta kanë ndarë pikë mes vete duke barazuar me rezultat 2-2.

Në një ndeshje të luftuar ku të dyja skuadrat dëshironin fitoren. Lautaro Martinez e hapi sfidën në minutën e 5, për të barazuar Malinovsky në minutën e 30 dhe Toloi në minutën e 38 që i dha epërsinë Atalantas për pjesën e parë.

Boshnjaku Edin Dzeko barazoi shifrat në minutën e 71, ndërsa Dimarco pati shansë të artë për të kaluar Interin në avantazh në minutën e 86, megjithatë mbrojtësi humbi penalltinë.

Dy minuta më vone Piccoli shënoi për Atalantan, por VAR e anuloi golin dhe ndeshja përfundoi pa fitues.