75 Mall Live Search
14:17 / E Shtunë, 14 Shkurt 2026 / L A

Inter-Juventus, derbi i Italisë ndez San Siron

Derbi i madh mes Inter dhe Juventus rikthehet në skenë me një tjetër kapitull të një rivaliteti historik që vazhdon të shkruajë faqe të rëndësishme në Serie A.

Përballja e radhës pritet me interes të madh jo vetëm për peshën në renditje, por edhe për historinë e pasur mes dy klubeve.

Në total, Inter dhe Juventus janë përballur 185 herë në Serie A, një rekord absolut në historinë e kampionatit me formatin aktual, në të njëjtin nivel me sfidat mes zikaltërve dhe Romës.

Në ndeshjet e luajtura në fushën e Interit, bilanci flet lehtë në favor të zikaltërve. Në 92 ndeshje në shtëpi, Inter ka regjistruar 37 fitore, kundrejt 25 sukseseve të Juventusit, ndërsa 30 ndeshje janë mbyllur në barazim.

Statistikat e fundit tregojnë gjithashtu një prirje drejt spektaklit. Në tre përballjet e fundit në San Siro janë shënuar plot 16 gola, me një mesatare prej 5,3 golash për ndeshje, një rritje e ndjeshme krahasuar me gjashtë sfidat para tyre që kishin prodhuar vetëm nëntë gola në total, ose 1,5 për ndeshje.

Duke parë formën dhe rivalitetin tradicional, pritet një tjetër duel i fortë dhe me ritëm të lartë, ku çdo detaj mund të bëjë diferencën. Inter kërkon të shfrytëzojë faktorin fushë për të ruajtur avantazhin historik, ndërsa Juventusi synon të japë një goditje të fortë në një nga vizitat më të vështira të sezonit.

Atmosfera në San Siro pritet të jetë elektrizuese, në një përballje që gjithmonë shkon përtej tri pikëve dhe mbetet një nga ndeshjet më të ndjekura të futbollit italian.