16:36 / E Shtunë, 08 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Inter-Milan, ja çfarë thotë Conte

Interi nuk ia ka dalë t’i fitojë dy ndeshjet e fundit në kampionat në shtëpi, pasi në të dy rastet është ndalur në barazim 1-1 nga Atalanta e më pas Cagliari, ndërsa këtë herë do të rikthehet para tifozërisë zikaltër, për të luajtur derbin e qytetit përballë Milanit.

Trajnmeri Antonio Conte doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, ku foli me superlativa për rivalët kuqezinj dhe deklaroi se ata vlejnë shumë më tepër sesa pikët që kanë në klasifikim, ndërsa shtoi se duhet vlerësim maksimal.

“Me derbin nisim një cikël ndeshjesh mjaft të rëndësishme, që duhet t’i trajtojmë me përqendrim dhe vlerësim maksimal. Sigurisht që Milani vlen shumë më tepër sesa pikët që ka në klasifikim dhe tani ka në përbërje edhe një kampion si Ibra, që i ka ndihmuar shumë. Duhet të bëjmë kujdes dhe të gjejmë mënyrën e duhur për të dalë me tre pikë nga kjo sfidë”, deklaroi tekniku zikaltër.