15:27 / E Enjte, 28 Janar 2021 / Blerim

Inter – Roma/ Po flitet për një shkëmbim befasues

Skuadra e Interit dhe e Romës janë afër një marrëveshjeje interesante.

Siç shkruan gazetari, Fabrizio Romano – Roma dhe Interi janë afër marrëveshjes për t’i shkëmbyer lojtarët. Bëhet fjalë për Alexis Sanchezin dhe Edin Dzekon, shkruan IndeksOnline.

Tifozët janë të befasuar me këto lajme dhe s’e kanë idenë pse duhet të ndodhë një shkëmbim i tillë, midis Dzekos dhe Sanchezit?!

Dzeko është pjesë e Romës që nga viti 2016, kurse Sanchezi tek Interi është nga sezoni 2019-2020./IndeksOnline/