21:21 / E Premte, 05 Qershor 2020

Inter synon Kumbullën dhe Tonalin

Drejtuesit e klubit të Interit synojnë të përforcojnë skuadrën me dy lojtarë të rinj në moshë. Bëhet fjalë për Sandro Tonalin për mesfushën dhe shqiptarin Marash Kumbulla për mbrojtjen.

Për Tonalin, presidenti i Brescias ka deklaruar se do ta shesë nëse vjen oferta e duhur. Mirëpo zikaltërve do t’i duhet të përballen me konkurencën e fortë të Juventusit, pasi edhe bardhezinjtë janë të interesuar për shërbimet e 20 vjeçarit.

Ndërsa për mbrojtësin shqiptar të Veronës, Inter do të donte të gjente një marrëveshje për ta bllokuar fillimisht dhe më pas të merrte një vendim për ta mbajtur në skuadër apo për ta huazuar diku tjetër.

Konkurrenca e Lazios është e fortë dhe çdo gjë do të varet tek shitja e Godin ose Skriniar, raporton “TuttoSport”.

Mos i humb