14:28 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Interi zyrtarizon blerjen e Eriksenit, ai prezantohet në një ambient jashtë futbollit

Christian Eriksen është zyrtarizuar si blerje e re e Interit. Mesfushori danez e ka braktisur Tottenhamin pas shumë vitesh karrierë atje.

17.5 milionë funte i ka kushtur Interit blerja e mesfushorit fantastik. Prezantimi i Eriksen është bërë në një ambient krejt më ndryshe.

Ai është prezantuar në shtëpinë e famshme të operës La Scala.

6.5 milionë euro, plus bonuset, do të jenë përfitimet e futbollistit te gjiganti italian.

Ai bëhet lojtari i katërt danez në histori që luan për Interin pas Harald Nielsen, Thomas Helveg dhe Patrick Olsen. /Indeksonline/