21:46 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Interesante, shkolla në Kosovë me vetëm një nxënës

Në fshatin Zabërgjë të Mitrovicës është shkolla fillore.

Për dallim nga shkollat e fshatrave tjera përreth, të cilat janë të mbushura me nxënës, kjo shkollë ka vetëm një nxënës, transmeton Indeksonline.

“Kjo fotografi është bërë ne shkollën e fshatit në Zabërgjë të Mitrovicës. Klasë për dy nxënës e kishte klasë edhe për një nxënës! Çfarë ndjenje shumë interesante! Shumë shpejt reportazhin do ta shihni në RTK3! “, ka shkruar krahas kësaj fotografie gazetari, Besart Galica. /Indeksonline/