12:32 / E Mërkurë, 03 Gusht 2022 / k.v

Interesimi serioz nga Chelsea, kjo është dëshira e De Jong

Siç u raportua së fundmi nga gazetari, David Ornstein, skuadra e Chelseat është në bisedime me Barcelonën rreth mundësisë së transferimit të mesfushorit, Frenkie De Jong.

Manchester United ka kohë që e dëshiron me çdo kusht sigurimin e nënshkrimit të De Jong, por që ky i fundit po refuzon që të largohet nga “Camp Nou”, përcjell KosovaPress.

Tani, besohet se Chelsea është duke e kryesuar garën për De Jongun, dhe po shpreson që të arrijë sa më shpejtë një marrëveshje për mesfushorin holandez.

Ekziston besimi se mund të arrihet një marrëveshje mes Chelseat dhe Barcelonës për transferimin prej 80 milionë eurosh të Frenkie De Jong, pas fillimit të bisedimeve zyrtare.

Por, siç bëhet e ditur nga David Ornstein, dëshira e De Jong është që të vazhdojë qëndrimin te Barcelona, pavarësisht se Chelsea është afër marrëveshjes.