16:43 / E Premte, 07 Maj 2021 / Blerim

Interi apel tifozëve: Respektoni masat anti-Covid gjatë festimit për titull!

Skuadra e Interit tashmë e ka fituar titullin e kampionit në Serie A.

Por, Interi i bën apel tifozëve që t’i respektojnë masat anti-Covid dhe të festojnë titullin e fituar në distancë, shkruan IndeksOnline

Kështu, klubi ‘Zi kaltër’ ka kërkuar nga tifozët maturi dhe respektim të vazhdueshëm të masave.

“Duke kuptuar emocionet dhe rëndësinë e momentit, ju lusim të evitoni grumbullimet e mëdha që rrezikojnë shëndetin”, deklaroi klubi.

“Bazuar në normat anti-COVID duhet të japim rëndësi primare shëndetit dhe të evitojmë kontaktin dhe ta jetojmë këtë moment special”, përfundoi Inter.