10:36 / E Hënë, 14 Shkurt 2022 / B O

Interi apo Liverpooli? Ja parashikimi i Rafa Benitez

Ish-trajneri i Liverpoolit dhe Interit Rafael Benitez ka folur për ballafaqimin e Ligës së Kampionëve ndërmjet Interit dhe Liverpoolit, me ndeshjen e parë ndërmjet tyre që zhvillohet të mërkurën në “Giuseppe Meazza” me fillim nga ora 21:00.

Trajneri spanjoll kaloi gjashtë sezone si trajner i Liverpoolit, por pati një eksperienc krejtë ndryshe më Interin duke u shkarkuar pas vetëm gjashtë muajve.

I pyetur se cilën skuadër e sheh të kualifikuar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, Benitez tha:

“Për forcën e Premierligës, them Liverpooli me 51% dhe Interi me 49%. Është një lojë më e ekuilibruar nga sa mendojnë shumë. Interi nuk u kualifikua në raundin e 1/16 rastësisht”, vazhdoi Benitez.

“Ata gjithmonë e dinë se çfarë të bëjnë dhe janë të mirë në shfrytëzimin maksimal të mangësive të kundërshtarëve.

“Skema 3-5-2 e tyre mund të krijojë telashe për skuadrat që nuk janë mësuar të përballen me të. Nga ana tjetër, Liverpooli luan me një ofensivë dhe me agresivitet në skemën 4-3-3. Kanë intensitet dhe pres dy ndeshje emocionuese. Skuadra që do të jetë në gjendje të mbajë topin për një kohë më të gjatë do të mbizotërojë. Të dy ekipet kanë aftësitë teknike për t’i bërë kundërshtarët të vrapojnë”, theksoi më tutje spanjolli.

“Momo Salah, Firmino dhe Sadio Mané do të jenë kërcënimet më të rëndësishme të Liverpoolit për Interin”, tha në fund ai.