21:11 / E Premte, 12 Korrik 2019 / indeksADMonline

Interi e blen lojtarin që e shiti para 11 ditësh

Inter ka blerë kartonin e portierit Ionut Radu për 12 milionë euro nga Genoa.

Në fakt ka qenë një skemë mes klubeve, sepse portieri rumun u shit për 8 milionë euro më 1 korrik nga Inter tek Genoa dhe sot, më 12 korrik klubi zikaltër e bleu për 12 milionë euro dhe në të njëjtën kohë e ka lënë në huazim po tek i njëjti klub, aty ku luajti edhe sezonin e shkuar.

Një skemë mes klubeve për të rregulluar bilancet, që në këtë marrëveshje është Inter që i jep 4 milionë euro Genoas, shumë që mund t’i jetë dhënë në një marrëveshje të mëparshme, ose mund të rregullohen në ndonjë transferim tjetër.