08:43 / E Shtunë, 09 Maj 2020 / indeksADMonline

Interi e do sulmuesin që ka shkëlqyer me 23 gola

Interi është duke e monitoruar sulmuesin e Gent, Jonathan David.

Sipas ‘Calciomercato’, David ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane pas sezonit fantastik që po bën në Belgjikë ku ka shënuar 23 gola dhe ka dhuruar 10 asiste.

David është i hapur për të bërë një hap më të madh në karrierë, por Gent kërkon të paktën 25 milionë euro për 20 vjeçarin.