75 Mall Live Search
19:58 / E Shtunë, 23 Maj 2026 / L A

Interi e mbyll me barazim sezonin në Serie A ndaj Bolognës

Kampioni i ri i Italisë, Interi ka luajtur sot ndeshjen e fundit të sezonit 2025/26 në Serie A.

“Zikaltrit”, barazuan me rezultat 3-3 ndaj Bolognës, duke e përfunduar kështu si kampion.

Golat u shënuan nga Dimarco, Esposito dhe Diouf, ndërsa për Bolognën ishin Bernardeschi, Pobega dhe një autogol nga Zielinski.

Interi, kështu e mbyll sezonin në krye të Serie A-së me 87 pikë, ndërsa Bologna e 8-ta me 56 pikë./IndeksOnline/