21:33 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Interi i jashtëzakonshëm në Olimpico, Icardi dhe Brozovic ”nënshtrojnë” romakët

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin mes Lazios dhe Interit, në kuadër të javës së dhjetë në Serie A.

Në ndeshjen që po zhvillohet në Olimpico, Interi është në avantazh prej dy golash.

Skuadra e Luciano Spallettit është treguar skuadër më e mirë në këtë fraksion, duke dominuar në të gjitha aspektet, transmeton IndeksOnline.

”Nerazzurrët” shënuan dy herë përmes Mauro Icardit (’28) dhe Marcelo Brozovic (’41) për të vazhduar drejt fitores së radhës në Serie A.

Përndryshe, në pjesën e dytë, Lazio duhet të reagojë, e ndoshta edhe ta inkuadrojë Valon Berishën për ta sjellur kreativitetin e tij në mesfushë.

Në rast të fitores sonte, Interi do të zhvendosej në vendin e dytë, me pikë të barabarta me Napolin që barazoi dje me Romën./IndeksOnline/

Temat: