22:58 / E Martë, 04 Tetor 2022 / Gjelbrim

Interi i tregon “dhëmbët” Barcelonës, vendos supergoli i Calhanoglut

Interi ka mposhtur Barcelonën në ndeshjen për javën e tretë të Champions League.

Zikaltërit fituan me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Fitoren e Interit e vulosi supergoli i Hakan Calhanoglut në minutën 45+2.

Me këtë fitore Interi ka marrë vendin e dytë në tabelen e Grupit C me 6 pikë, kurse Barcelona ka 3 pikë nga tre ndeshje të luajtura deri më tani.

Bayern Munchen kryeson tabelen e këtij grupi me 9 pikë, pasi sonte fitoi me rezultat të thellë 5-0 ndaj Victoria Plzen e cila renditet në vendin e fundit me 0 pikë./IndeksOnline/.