08:09 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Interi kërkon një juventin për drejtor

Beppe Marotta do të largohet nga Juventus. Por cila është e ardhmja për atë që aktualisht është administratori i deleguar i Juventus? Referuar lajmeve të raportuara nga agjencia e lajmeve italiane “La Presse”, flitet për një ndërhyrje të menjëhershme nga ana e drejtuesve të Inter, shumë të interesuar për të siguruar shërbimet e arkitektit të merkatos dhe suksesit të Juventus në tetë vitet e fundit.

Beppe Marotta ndërkohë është e sigurtë që është i lakmuar nga të gjithë rivalët më të fuqishëm të Juventus, dhe jo vetëm në Itali.

“Në gjurmët e Marotta-s që përjashtoi përfshirjen e tij në FIGC, duke konfirmuar interesimin për të vijuar në një tjetër klub të madh, tashmë janë vënë tre rivalët italinë kryesorë të Juventusit: Napoli ka tentuar një përafrim, por me De Laurentiis mund të jetë i pakëpërcyeshëm aspekti ekonomik, pasi Marotta fiton te Juve rreth 2 milionë euro në sezon. Roma sapo ka humbur administratorin Umberto Gandini dhe është e zbuluar në atë pozicion. Hipoteza më e akredituar, të paktën për sa filtron, është ajo e Inter. Projekti i Suning është padyshim ambicioz dhe pas ndarjes me Walter Sabatini, klubi zikaltër nuk ka gjetur ende figurën e duhur për të mbështetur Piero Ausilio. Të jetë vallë Marotta kandidati perfekt për Inter?”, citohet nga “La Presse”.