09:50 / E Hënë, 01 Qershor 2020

Interi kërkon sulmuesin e talentuar të Bundesligës

Interi ka rikthyer sytë nga Bundesliga, saktësisht te Hertha Berlin për të përforcuar skuadrën.

Siç raporton e përditshmja Tuttosport, neroaxurët janë të interesuar për sulmuesin e Herthas Matheus Cunha për të përforcuar vijën e sulmit dhe për ti dhënë më shumë opsione në sulm Contes.

Cunha 21-vjeçar vlen rreth 15 milionë euro në treg dhe këtë sezon ka shënuar 4 gola në 20 ndeshje të luajtura.

Inter ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Herthan dhe transferimi mund të arrihet me lehtësi. /IndeksOnline/

Mos i humb