23:09 / E Diele, 15 Gusht 2021 / C E

Interi mashtron tifozët, prezanton Dzekon

Pesë orë më parë, Interi njoftoi në rrjetet sociale diçka të veçantë në orën 23:00.

Kampionët e Serie A madje postuan edhe dy herë për të treguar që koha e paralajmëruar po afrohet.

Kur ora shënoi 23:00, Interi prezantoi blerjen e Edin Dzekos që kishte finalizuar ditë më parë.

Tifozët e Interit janë të pakënaqur me merkaton e klubit, sidomos shitja e dy më të mirëve të sezonit të kaluar, Achraf Hakimi dhe Romelu Lukaku. /IndeksOnline/