19:47 / E Premte, 31 Korrik 2020 / indeksADMonline

Interi me plan të çmendur, dëshiron ta transferoj falas Lionel Messin

Skuadra e Inter duket se e ka marrë shumë seriozisht transferimin e futbollistit të Barcelonës, Lionel Messi.

Argjentinasi ka një klauzol prej 770 milionë euro në kontrën me Barcelonën, transmeton Indeksonline.

Por, sigurisht Inter nuk e ka ndërmend që të paguaj një shumë kaq të madhe.

Plani i tyre ka të bëjë me vitin 2021. Në vitin e ardhshëm, Lionel Messit i skadon kontrata në rast se nuk renovon me katalunasit.

Prandaj, Inter dëshiron që verën e ardhshme ta transferoj falas Messin.

Po ashtu ata kanë ndërmend që t’i ofrojnë pagë 50 milionë euro në sezon argjentinasit.

Në rast se realizohet kjo, atëherë Messi do të kishte gati dyfish më të madhe pagën se Cristiano Ronaldo tek Juventusi./Indeksonline/