Interi merr lakmi prej “kushërinjve”, barazon me Torinon (Video)
Interi ka barazuar me Torinon 2-2 në ndeshjen e xhiros së dytë të Serie A.
Zikaltërit shënuan dy gola në pjesën e parë duke e filluar për mrekulli takimin.
Ivan Perisic shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e shtatë, shkruan indeksonline.
De Vrij dyfishoi rezultatin me një gol në minutën e 32-të të takimit.
Në pjesën e dytë Torino u rikthye fuqishëm.
Futbollisti më i mirë i tyre, Andrea Belotti ngushtoi rezultatin 10 minuta me të filluar pjesa e dytë.
Në minutën e 68-të Meite arriti të barazoj rezultatin në 2-2.
Pas dy xhirosh, të dy skuadrat kanë grumbulluar vetëm nga një pikë. /IndeksOnline/