22:37 / E Diele, 02 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Interi mposht Udinesen, rikthehet në vendin e dytë

Interi ka mposhtur Udinesen me rezultat 0-2 në ndeshjen e xhiros së 22-të të Serie A.

Të dy golat për zikaltërit i shënoi Romelu Lukaku në minutat 64 dhe 71, shkruan Indeksonline.

Të parin belgu e shënoi nga afërsia pas një finte të bukur, ndërsa të dytin e realizoi nga penalltia.

Me këtë fitore, Interi rikthehet në vendin e dytë ne 51 pikë, tri pikë më pak se Juventusi dhe dy më shumë se Lazio. /IndeksOnline/