20:04 / E Shtunë, 26 Tetor 2019 / indeksADMonline

Interi nuk e shfrytëzon gabimin e Juventusit

Interi nuk ka arritur të shënojë fitore ndaj Parmës duke barazuar 2:2 dhe duke lëshuar mundësinë e artë për ta marrë primatin në Serie A pasi që edhe Juventus barazoi ndaj Lecces.

Të dyja ekipet e patën epërsinë por nuk arritën ta ruanin atë.

Fillimisht, Candreva kaloi në epërsi ekipin e Contes, për tu përmbysur nga Parma brenda 4 minutave, shkruan Indeksonline.

Në minutën e 51-të, Lukaku barazoi shifrat dhe ky ishte edhe epilogu përfundimtar i takimit.

Me këtë barazim, Interi mbetet një pikë larg liderit, Juventusit./Indeksonline/