09:06 / E Hënë, 22 Korrik 2019 / indeksADMonline

Interi ofron para dhe Perisicin për Lukakun

Inter është duke konsideruar një ofertë të re për sulmuesin e Manchester United, Romelu Lukaku.

Skuadra italiane do të ofroj shërbimet e Ivan Perisic dhe para për të transferuar belgun, shkruan Indeksonline.

Kroati nuk është në planet e Antonio Contes ndërsa ai mund të zë vend në formacionin e Djajve të Kuq.

31 vjeçari në sezonin e fundit ka shënuar tetë gola dhe tri asistime në 34 paraqitje në Serie A. /IndeksOnline/