23:47 / E Martë, 03 Gusht 2021 / C E

Interi përgatitet për tu përshëndetur me Lukakun, Chelsea bën ofertën e “çmendur”

Chelsea është gati për sulmin vendimtar ndaj Romelu Lukaku.

Siç kemi thënë në orët e fundit, nëse arrin një ofertë prej më shumë se 110 milionë euro, marrëveshja mund të zhbllokohet dhe sipas asaj që raportohet nga Sky Sport,  Blutë do të ishin të gatshëm të arrinin edhe 130 milionë euro.

Në këtë shifër do të ishte praktikisht e pamundur që Nerazzurrit të thonin “jo”, siç u bë te propozimi i parë prej 90 milionë eurosh plus kartonin e Marcos Alonso.

Për lojtarin, një kontratë me vlerë 12 milionë euro plus bonuse në sezon do të ishte gati, për një negociatë që duket se është gjithnjë e më afër tymit të bardhë.