19:56 / E Shtunë, 01 Maj 2021 / Blerim

INTERI po e fiton Scudetton, i duhet vetëm dështimi i Atalantas

Skuadra e Interit ka shënuar fitore të madhe në udhëtim, duke mposhtur 0 me 2 ekipin e Crotones, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 34-të në Serie A.

Dy golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë, shkruan IndeksOnline

Fillimisht shënoi mesfushori danez, Eriksen (69’të) dhe më pas Hakimi (94’të).

Me këtë fitore, Interi i afrohet titullit të Serie A. Ata mund të shpallen kampion nëse Atalanta dështon të fitoj ndeshjen ndaj Sassuolos./IndeksOnline./