20:26 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

Interi po lutet për transferimin e Coutinhos te Barqa, për dy arsye

Interi është skuadra që më vëmendje po ndjek të ardhmen e Coutinhos. Skuadra italiane ka dy arsye se pse duhet të interesohet për pazarin e shumëpërfolur në futbollin evropian.

Sa më i lartë të jetë çmimi i shitjes së Coutinhos te Barqa, aq më i madh do të jenë përfitimet e skuadrës italiane nga një nen i klauzolës që i garanton përfitime financiare edhe skuadrës italiane.

Poashtu, Barcelona i ka premtuar Interit se nëse siguron Coutinhon, ata do të negociojnë shitjen e Deulofeut te skuadra italiane./Indeksonline/