22:41 / E Diele, 09 Janar 2022 / C E

Interi rikthehet në krye të Serie A, mposht Lazion

Interi ka fituar derbin e Serie A kundër Lazios.

Zikaltërit kanë mposhtur lacialet me rezultat 2-1 në ndeshjen e javës së 21-të të kampionatit italian.

Interi kaloi i pari në epërsi me golin e Bastonit të shënuar në minutën e 30-të të ndeshjes.

Rezultatin e barazoi Ciro Immobile në minutën e 35-të, shkruan Indeksonline.

Golin e fitores për Interin e shënoi Skriniar në minutën e 67-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Interi rikthehet në vendin e parë me 49 pikë, një më shumë se Milani por me një lojë më pak.

Lazio mbetet në vendin e tetë në tabelë me 32 pikë aq sa kanë edhe Roma dhe Fiorentina. /IndeksOnline/