08:40 / E Hënë, 25 Korrik 2022 / MSH

Interi s’lëshon pe, kërkon 70 milionë për Skriniar

Milan Skriniar si duket po largohet nga lista e dëshirave të klubit francez të PSG-së.

Mbrojtësi i Interit prej kohësh ishte në orbitën e “parisienëve”, të cilët e kishin atë prioritet në listën e dëshirave për të përforcuar mbrotjen.

Interi që nga momenti i parë e deri në vazhdim nuk ka bërë asnjë ulje për lojtarin, e për herë të parë një shifër duket e papërballueshme për francezët.

“L’Equipe” shkruan se 70 milionë euro të kërkuara për Skriniar kanë “zbehur” interesin e PSG.

Drejtori sportive i PSG shprehet se kjo është absurde dhe se ai do të kërkojë një alternativë tjetër në merkato.