17:25 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

Interesimi i jashtëzakonshëm për bileta bllokon sistemin e shitjes

Në orën 16:00 ka filluar shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Bullgari, që do ta hap ciklin kualifikues për kampionatin evropian 2020.

Interesimi për shikuar nga afër këtë duel është i jashtëzakonshëm.

Kërkesat e mëdha po bëjnë që edhe webfaqja zyrtare që mundëson blerjen e biletave të bllokohet.

Sipas informacioneve të Indeksonline, brenda 1 ore janë shitur mbi 30% të biletave. /Indeksonline/