17:01 / E Diele, 19 Janar 2020 / indeksADMonline

Interit i erdh janari, nuk po mundet më të del i pari

Interi ka barazuar me rezultat 1-1 si mysafir i Lecces në ndeshjen e xhiros së 20-të të Serie A.

Zikaltërit nuk arritën të marrin tri pikë nga kjo sfidë për të marrë kreun e tabelës.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Bastoni në minutën e 72-të të ndeshjes pas një krosimi të Biraghit.

Por festa e Interit zgjati pak, kur pesë minuta më vonë Mancosu barazoi rezultatin, shkruan Indeksonline.

Edhe dy ndeshjet tjera përfunduan në barazim.

Bologna barazoi 1-1 kundër Veronës së Amir Rrahmanit, derisa Brescia barazoi 2-2 kundër Cagliarit.

Me këtë barazim, Interi mbetet e dyta me 47 pikë, një më pak se Juventus që ka një loj për të zhvilluar dhe dy më shumë se Lazio që edhe këta mund ta parakalojnë nëse fitojnë nesër. /IndeksOnline/