14:44 / E Premte, 15 Tetor 2021 / B O

Intervistë ekskluzive me Alexander Frei, flet për drejtimin e përfaqësueses së Kosovës

Ish-sulmuesi i famshëm zvicërian, Alexander Frei është një nga emrat e përfolur për të drejtuar Kosovën. Mediat helvetike kanë lakuar emrin e tij si trajneri potencial i Kosovës.

Indeksonline ka arritur të siguroj intervistë direkt me legjendën e futbollit zvicërian. Frei është shprehur i hapur për mundësinë që të drejtoj “Dardanët”.

“Jam i gatshëm dhe i interesuar të punoj me Kosovën. Është projekt serioz dhe i njoh shumë lojtarë. E kam përcjellur kombëtaren e Kosovës në disa ndeshje” ka thënë Frei për Indeksonline.

42 vjeçari aktualisht drejton skuadrën e Wil, ndërsa te Basel ishte asistent dhe trajner i akademisë./Indeksonline/