15:33 / E Mërkurë, 22 Janar 2020

Intervistë më Arianit Ahmetin, njeriun që zbuloi skandalet në FFK

Arianit Ahmeti është personi më i përmendur javëve të fundit në futbollin kosovar. Ish zëvëndëssekretari i FFK-së ka zbuluar disa skandale brenda Federatës, për çka më pas u shkarkua në mënyra jo ligjore nga institucioni i futbollit në vend.

Në intervistën e dhënë për Indeksonline, Ahmeti jep shumë detaje nga fusha të ndryshme brenda futbollit kosovar, skandaleve në FFK dhe për fushatën e Agim Ademit e Eroll Salihut ndaj tij.

Gazetari: z. Ahmeti para dy ditëve kane përfunduar zgjedhjet ne LRF si i vlerësoni këto zgjedhje?

AA: Nuk kam shume informacione se si kane shkuar, por me aq sa kam mujt me përcjell nga mediat me datë 17 dhe 18 janë mbajt zgjedhje ne LRF te Prishtinës, Ferizajt dhe Prizrenit qe për nga madhësia përbëjnë gjysmën e FFK-së. Këto Kuvende janë mbajtur 9-10 ditë para kuvendit Zgjedhor të FFK-së dhe kjo është absurd, sepse njoftimi delegateve duhet te ju shkoj 30 ditë para datës se Kuvendit, e si do të ju  shkoj njoftimi delegateve kur këta ende nuk kane qene të zgjedhur. Nga njohurit e mia qe kam per Statutin e FFK-së, asnjë mbledhje e Kuvendit të LRF nuk ka përfill kriteret Statutare dhe janë mbajë me shkelje esenciale procedural.

Gazetar: Në një emision TV ne RTK Eroll Salihu ka thënë se ju ka larguar nga puna, ju kane përjashtuar nga FFK dhe se ju nuk keni të drejtë me qene pjesë e asnjë klubi.

AA: E kuptoj këtë personin qe i referoheni, kam informata se po ky person, është marr me Komisionet duke ushtruar trysni ne marrjen e vendimeve te paligjshme ndaj meje, me te cilat shihet shume qartë edhe gabimet materiale qe përmbajnë këto vendime -12 dite mbas ndërprerjes se marrëdhënies se punës, te cilat vendime tani janë ankimuar ne Gjykate dhe Inspektoratin e Punës, e pastaj i vije radha  edhe ne Prokurorinë e Shtetit, për keqpërdorimin e detyrës zyrtare.  Ky person i cili nuk e ka hallin e futbollit as të klubeve, bile edhe i ofendon udhëheqësit e klubeve duke thënë për ta e mira i ka qu peshë, thuajse ai u ka krijuar bizneset atyre që po investojnë në futboll.  Nuk është problem te Arianit Ahmeti, problem është të sistemi diktatorial të cilin po përpiqet me instalu këta persona (Agim Ademi dhe Eroll Salihu). Nëse unë jam larguar nga puna për shkak të ndonjë gabimi në punë, atëherë unë veç po ja rikujtoj personit ne fjale se unë jam përfaqësuesi i vetëm i FFK-së delegatë në UEFA, me të cilin mburrej FFK në spotin për vitin 2019, udhëheqës i grupit fantastik te njerëzve për përgatitjen e Ndeshjeve te Kombëtares, për te cilat kemi vlerësimit me te larta nga UEFA, FIFA edhe po nga këta dy persona. Për përjashtim të një anëtari  sipas Statutit neni 17 (ndërsa kush janë anëtarët e FFK, me se miri e tregon Neni 7 I Statutit te FFK-se), Kuvendi është ai i cili vendos, vendimet për përjashtim të çdo anëtari  nga Komisionet e FFK-së përfundimisht vendoset në Kuvend, deri atëherë unë janë pjesë e FFK-së dhe derisa Gjykata nuk e vërteton vendimin e këtij personi (qe tani e pranoi vet ne TV, qe paska qene personale ndaj meje dhe ai qenka marre me këtë pune, qe nuk është çudi kur shihet se ne çdo hap ka gabime procedurale, material,etj. pune qe pritet nga ai)

Gazetari: Cila është arsyeja që Eroll Salihu dhe Agim Ademi kanë filluar këtë fushatë kundër jush, cila është arsyeja e vërtet që ata ju larguan nga puna dhe iniciuan përjashtimin nga FFFK.

AA: Arsyen e kam thënë edhe në një emision TV, ftohja e raporteve të mia me këta dy ka filluar pas lojës me Malin e Zi, kur prokuroria ka filluar hetimin për shitjen e biletave, ndërsa këta persona janë shtirur sikur nuk din asgjë për këtë bile ne bisede ne prezencën e një kolegu i njohur për ta,  me thane se ne nuk jemi ne dijeni për numrin e shitjes online te biletave- çudi kur ne çdo raport lidhur me këto bileta ne mes TIKS dhe FFK është nënshkrimi i po te dyve ne një ane dhe pronarit te TIKS, qysh nga fillimi i shitjeve te biletave përmes kësaj platform online,  ndërsa para prokurorisë se Shtetit si duket fajin janë munduar ta hedhin tek unë. Pas kësaj unë në prokurori kam treguar të vërteten se në  zyret e tyre është vendos se sa bileta me u shite online, sa me u rezervu e sa me u fale dhe të gjitha i ka pas të argumentuara me email dhe shkresa zyrtare dhe kur këto ia kam ofruar prokurorisë ka ndodhe thyerja mes nesh.  Kjo ka qene thyerja e parë, ndërsa kulminacioni ka qenë kur unë  kam kërkuar-interpretuar Statutin, që me u shpall zgjedhjet për kryetar dhe Komitet Ekzekutiv, njëkohësisht siç kërkohet me Statut, pas kërkesës se disa Klubeve për interpretimin e Statutit lidhur me zgjedhjet ne FFK.

Gazetari:  A është arsye kjo që ju kanë larguar se keni shpall kandidaturën për kryetar?

AA: mundet edhe kjo me qene, sepse ata mendojnë se nëse kërkon dikush me respektu Statutin e që nuk iu përshtatet atyre ata të konsiderojnë armik. Për këtë ne shenje revolte-reagimi kam thëne: po bre pasi ju po mendoni kështu që pra unë po shpall kandidaturën time për kryetar, kam të drejtë me pas ambicie unë dhe çdo qytetarë i këtij vendi, kështu ka filluar kjo kandidatura ime, pra pa asnjë strategji apo pune siç kam dëgjuar këto dite se gjoja unë kam punuar me vite për këtë strategji.!!!!!

Gazetari: Eroll Salihu edhe Agim Ademi po thonë se para jush qëndrojnë grupe të interesit të cilat po synojnë të marrin federatën, sa është e vërtet kjo.

AA: Me Arianit Ahmetin janë klubet e futbollit ata që po investojnë në futboll, e që nuk po përfitojnë nga ai asnjë gjë, nga këta nuk duhet të frikësohet askush. Frika ime dhe investitorëve është që FFK me u shndërruar në një institucion diktatorial, ku nuk respektohet Statuti dhe Ligji. Ku Ligji është kryetar dhe sekretari të cilët janë përfituesit me të mëdhenjtë në FFK. Shikoni këta nuk kanë kursyer mënyrë pa me etiketuar, vetëm e vetëm me ruajtur benifitet për vete.

Duhet te kthehemi te zgjedhja e Kryetarit Agim Ademi, kur vetëm para një viti është zgjedhur me vota unanime nga po këta delegatë. Dhe tani pra vetëm një vit mbas nga 12 ekipe te Superliges, 8 janë te pakënaqura si dhe nga 16 te Ligës se pare 10 janë te pakënaqura, pra problem nuk qenka Arianit Ahmeti po qeverisja e tij dhe klikës se tij me FFK. Ku vetëm për një vit i ka 80% te klubeve kundër vete.

Kur unë kam thënë se nuk ka kuptim dhe askund ne bote, me u mbajt zgjedhjet çdo dy vite ne FFK, personi ne fjalë -Eroll Salihu, ne TV e pranoj këtë se do të jetë një anomali të cilën duhet me rregullu pastaj. Tani për çudi e pranoj asgjë e çuditshme për mua, duke e njohur at si person dhe nivelin e tij intelektual.  Kjo ka ndodhë sepse peronat ne fjale e kane shkel Statutin e FFK-së dhe i kanë shti delegatët me gabuar, delegatë e klubeve e kanë pa këtë gabim dhe po dëshirojnë me përmirësu me ndryshime Stautare.

Gazetari: Cila është esenca e këtyre ndryhimeve Statuatare që po kërkojnë klube?

AA: Udhëheqësit e klubeve nga Superliga nga 12 kanë qene 8 dhe Liga e parë nga 16 kane qene 10, janë mbledhur pasi kanë kuptuar që FFK nuk u a ka dhënë mjete që UEFA i ka ndarë për klubet tona. Për të mos të lejuar që FFK me bë padrejtësi ndaj tyre ata po kërkojnë që me ndryshu formen e përfaqësimit në Komitete Ekzekutiv, që  aty mos me pas njerëz të dëgjueshëm por njerëz profesional. Ju lutem shikoni se kush është i propozuar aktualisht për Komitet Ekzekutiv paramendo nga 7 te propozuarit.!!! Përgatitja shkollore mbete kriter i dëshiruar për shumicën  e anëtarëve të propozuar për Komitet Ekzekutiv, tani FFK-ne do ta udhëheqin njerëz me përgatitje te mesme shkollore.  Të jeni të bindur që niveli profesional i FFK-së Komiteti Ekzekutiv ka qene shumë shumë më i përgatitur në kohë okupimi e para pranimi në UEFA dhe FIFA se sa ky i propozuar tani. Në vend se tani me ofruar kuadro profesionale që kane njohuri, përgatitje shkollore e profesionale;  personat ne fjale-Agimi e Erolli lobojnë e shantazhojn që në Komitet Ekzekutiv të kalojnë të pashkolluarit të dëgjueshmit e tyre. Po ua them me përgjegjësi se 80% e anëtarëve të propozuar aktualisht  për Komitete Ekzekutiv nuk dinë vetë me gjet selinë e FIFA-së dhe UEFA-së, e lëre më ta dërgojnë një projekt atje, apo  me ta prezantuar një projekt në UEFA dhe FIFA, punën ne FFK ata e konsiderojnë Agjencion Turistik, për shëtitje, mëditje, dhe shërbimin e komplekseve individuale.

Gazetari:  A është kjo arsyeja se Klubet po kërkojnë ndryshim të Statuti apo është lakmi e tyre për të qene ne KE të FFK-

AA: Klubet janë në FFK ato janë baza e FFK-së, e dëgjova sot një absurd prej personit ne fjale-Eroll Salihut tha përfaqësuesit e klubeve nuk bën me kanë në KE se përbën konflikt interesi, qysh klubet konflikt interesi ato janë qeliza e FFK-së, pa klube FFK nuk funksionon. Por personi ne fjale-Erolli duhet ta kuptoj që udhëheqësit e klubeve sot nuk janë naiv ata po shohin  mundësitë e zhvillimit të futbollit dhe po shohin stagnimin qe po ndodhe, e vetmja meritë për të u lavdëruar është kombëtarja A. Sukseset e të cilës po i determinon trajneri dhe lojtarët tanë, ku këta nuk kane arrit me ndërhy-besoni do ta bëjnë njëjtë si me bileta, udhëtimi me aeroplan me Kombëtare ku 70% janë turist, fjetje ne hotelin me Kombëtare e njerëzve jokompetent, etj.

Statuti duhet ndryshuar edhe klubet me propozimin e tyre janë duke e ndihmuar Kryetarin ne zgjedhjen e anëtareve te KE te FFK ne këtë situate te ndodhur, pasi qe me procedurat e Statutit aktual nuk ka mundësi te zgjidhen anëtarët e KE, pra ata votohen ne Kuvend, pasi qe neni 30, pika 2, b) thotë-pastaj votohen anëtarët e KE. Pra para fjalisë PASTAJ- qenka një procedure e ajo është zgjedhja e kryetarit pika a).

Nuk mundet te shkohet ne votim ne piken b), pa kaluar ne piken a), nëse insistohet kështu atëherë kemi të bëjmë me shkelje te procedurave te votimit, delegatet do te padisin FFK- personat përgjegjës në Gjykatën Themelore-Dep.Administrativ, dhe situate do te kthehet ne piken zero, te cilën nuk e dëshirojmë asnjë nga delegatet dhe anëtarët e Klubeve te Kosovës.

Gazetari: A ka rrezik që këto shqetësime me ndiku në raportet në UEFA dhe FIFA?

AA. FIFA dhe UEFA kanë qartësuar se ata nuk ndërhyjnë në punët e brendshme të Federatave, përmes email te lëshuar nga zyra për informim e UEFA, vetëm nëse involvohet Shteti, p.sh nëse do të ndodh që Ministri ta ndërrojnë kryetarin e Federatës atëherë FIFA dhe UEFA dërgojnë vendim me afat kohore për përmirësim të  ndërhyrjes se Shtetit, dhe nëse Shteti nuk e përmirëson gabimin atëherë pason përjashtimi i përkohshëm, Por për proces të brendshëm brenda FFK-së a bëhet Agimi a Arianit, a Hajadari a Hyseni FIFA-së dhe UEFA-s i intereson procesi dhe respektimi i procedurave zgjedhore. Normat që vlejnë për ata vlejnë edhe për ne, por jo per Agim Ademin e Eroll Salihun.