Investimet e huaja direkte në botë u ulën për 23% më 2017
Investimet e huaja direkte në botë ranë në 23% vitin e kaluar, ku vendet e Afrikës, SHBA-ja dhe Britania e Madhe u prekën më konkretisht nga ky fenomen, raportoi sot OKB-ja, duke shtuar se perspektiva duket aspak optimiste.
Në raportin e saj vjetor, Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD) sqaron se investimet e huaja direkte regjistruan rënie vitin e kaluar deri në 1.430 miliardë dollarë (1.210 miliardë euro), për shkak të numrit më të ulët të bashkimit të kompanive të mëdha dhe uljes së normës së fitimit në këto lloj investimesh.
Investimet e huaja direkte u referohen investimeve nëpërmjet të cilave kompani me seli në një shtet marrin një interes afatgjatë në një kompani me seli në një shtet tjetër të huaj, përcjell Atsh.
Rënia në shkallë globale e regjistruar në vitin 2017 lidhet pjesërisht me një rënie prej 22% të vlerës së shkrirjes së kompanive ndërkufitare, konfirmon UNCTA