75 Mall Live Search
21:48 / E Premte, 22 Maj 2026 / MSH1

Investimet në Istog? Ilir Ferati i bën “diss” Albin Kurtit

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka shpërndarë një deklaratë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që në një tubim në këtë qytet, i bëri disa premtime.

Kurti, para qytetarëve të Istogut, premtoi se do të ndërtojë rrugën Vrellë-Lugu i Butë, e më pas ndërtimi i rrugës për në Bjeshkën e Moknës.

Këto premtime të Kurtit, Ferati thotë se ka kohë që janë realizuar.

“Këto projekte që je duke i premtu, na veç i kemi realizu – thuajse të gjitha janë përfundu.

Me kqyrë kapak kah Istogu i nderum në detyrë, me përcjellë çka është punu, pa juve hiç Istogu i përjeton të gjitha këto projekte” shkroi Ferati.

Ky është postimi i plotë i tij:

MA KADALE ALBIN!

Këto projekte që je duke i premtu, na veç i kemi realizu – thuajse të gjitha janë përfundu.

Me kqyrë kapak kah Istogu i nderum në detyrë, me përcjellë çka është punu, pa juve hiç Istogu i përjeton të gjitha këto projekte.

Ps: postimin edhe mundesh me e editu, por jo t’vertetën! STOP PROPAGANDËS