Investimi i radhës nga MKRS, sot fillon ndërtimi i stadiumit në Zhur
Sot, me fillim nga ora ora, 10:00, do të fillojë ndërtimi i stadiumit në Zhur.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në një komunikatë për media.
Në ceremoninë inauguruese do të jetë i pranishëm edhe ministri, Kujtim Gashi për ta vënë gurthemelin në stadiumin në fjalë.
Përndryshe, ky projekt kapital është investim i ministrisë së lartëcekur./IndeksOnline/