08:43 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Investitorët në panik rreth koronavirusit, monedha bitkoin pëson një rritje të frikshme

Bitkoin është një kriptovalutë dhe një sistem pagese në mbarë botën. Eshtë monedha e parë dixhitale e decentralizuar, pasi sistemi funksionon pa një bankë qendrore ose një administrator të vetëm.

Çmimi i një bitkoini (XBT) tashmë ka arritur në 9,300 dollarë. Bitkoin është rritur gati 10% këtë javë dhe ka fituar 30% më shumë vlerë që nga fundi i vitit 2019. Ishte fillimi më i mirë i vitit për bitkoinin që nga 2012.

Shqetësimet për përhapjen e shpejtë të koronavirusit është një faktor që rriti bitkoinin, por nuk është i vetmi faktor që ndihmon për të shtyrë më lart bitkoinin.

“Kjo rritje e bitkoinit mund t’i atribuohet paqartësive ekonomike në vazhdim,” tha Shaun Djie, CEO i kompanisë dixhitale të markave Digix në komentet e dërguara në CNN Business.

Djie përmendi shqetësimet e vazhdueshme në lidhje me marrëdhëniet tregtare SHBA-Kinë, shqetësimet e Brexit dhe tensionin politik midis Japonisë dhe Koresë së Jugut, si faktorë që kanë rritur çmimet e bitcoin. Por koronavirusi është dukshëm katalizatori më i madh kohët e fundit.

“Rritja e çmimit të bitkoin lidhet me shpërthimin e vazhdueshëm të koronavirusit,” tha Djie.

Në këtë kuptim, ky trend rritës i bitkoin është i ngjashëm me atë të arit. Çmimi i metalit i verdhë gjithashtu është rritur këtë muaj.