18:01 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Investitorët turq të interesuar për investim në Kosovë

Zv.ministri i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci, ka pritur në takim drejtorin ekzekutiv të Odës Tregtare Kosovare-Turke, Arben Fetahu.

Në këtë takim, drejtori i Odës Tregtare Turke, Arben Fetahu shprehu interesimin e investitorëve potencialë strategjikë turq për të investuar në Kosovë, përkatësisht në sektorin e minierave dhe në dikastere të tjera të industrisë.

Ai theksoi se Oda Tregtare Kosovare-Turke është urë lidhëse mes investitorëve turq dhe Kosovës.

Në anën tjetër, zëvendësministri Daci e njoftoi kryetarin Fetahu për lehtësitë që po i bën Qeveria e Kosovës, e në këtë kuadër edhe MDIS-i për investitorët e mundshëm strategjikë.

Në këtë takim u bisedua edhe për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave ndërmjet dy vendeve mike, si dhe për lehtësira të tjera në të bërit biznes.