22:07 / E Diele, 16 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Inzahi rrezikon pozitën e trajnerit nëse Interi nuk kalon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Ka shumë mundësi që Simone Inzaghi të shkarkohet nga Interi, nëse “zikaltërit” nuk arrijnë të kalojnë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Interi pësoi humbje së fundmi nga Monza duke shkuar në pesë ndeshje radhazi pa fitore në Serie A, me bilanc prej katër humbjeve edhe një barazimi.

“La Gazzetta dello Sport” ka raportuar e ardhmja e Inzaghit varet tani nga ndeshja e ardhshme e Interit, që është ndeshja e kthimit kundër Benficas në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Sipas mediumit italian, nëse “Nerazzurrët” nuk kualifikohen tutje, 47-vjeçari do të shkarkohet nga pozita e trajnerit.

Por, rezultati i mirë (2:0) kundër skuadrës portugeze në ndeshjen e parë, ia siguroi atij qëndrimin.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 19 prill, në “Guiseppe Meazza”.

Simone Inzaghi është trajner i Interit që nga viti 2021. Nën drejtimin e tij, skuadra nga Milano e ka fituar Kupën e Italisë dhe dy herë Superkupën e Italisë.